Vrasja e policit Xhuliano Prela, dosja kalon për gjykim. Të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku

Vrasja e policit Xhuliano Prela, dosja kalon për gjykim. Të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku

09:14, 01/12/2022
A+ Aa A-

Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku janë dy personat e vënë nën akuzë për vrasjen e efektivit të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Pas rikthimit për plotësim hetimesh disa muaj më parë, prokuroria ka reflektuar dhe dosja penale e hetuar nga Erjon Shehaj ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Redion Hysa do të përballet në gjykatë me akuzat, "Vrasje me dashje" parashikuar nga neni 76 i kodit penal, "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe i municionit" "Kanosje" si dhe "Prishje se rendit dhe qetesise publike", pasi në këtë dosje është bashkuar edhe procedimi i ngjarjes së datës 28 dhjetor të vitit 2020 ku u qëllua me bresheri automatiku karburanti dhe trajleri i markës “Man” që ishte në pronësi të një subjekti privat në Lezhë.

Ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza "Përkrahje e autorit të krimit". Sherniku ndodhen në burg, pasi gjatë verës u kap dhe me armë e makinë të blinduar në zonën e Kunës në Shëngjin.

Autori i dyshuar i vrasjes së policit u zbuluar pas gjetjes së një pistolete TT dhe një automatiku në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarraven e shtëpisë së Redion Hysës, ku rezultoi më pas se automatiku, ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri.

Por më pas përgjegjësia penale e Redioin Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Sipas dosjes hetimore edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.

Vetë i akuzuari ka mbajtur qëndrim mohues, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por referuar provave të paraqitura gjykata pranoi kërkesen e prokurorisë dhe vendosi që ta kaloj çështjen për gjykim themeli.

Efektivi i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela u ekzektua me armë zjarrit në orët e para të mëngjesit të 6-dhjetorit të vitit 2020 teksa po lëvizte me automjetin e tij në drejtim të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco