FOTO - EMRI/ Ky është biznesmeni shqiptar që u vra në Gjermani, në pranga dy bashkëkombës të tij

FOTO - EMRI/ Ky është biznesmeni shqiptar që u vra në Gjermani, në pranga dy bashkëkombës të tij

09:07, 01/12/2022
A+ Aa A-

Mario Muka është 42-vjeçari shqiptar i cili u qëllua për vdekje në Gjermani.

SYRI TV ka siguruar edhe foton e viktimës, i cili në Shqipëri njihej se kishte disa biznese në zonën e Shijakut. Muka kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018, ndërsa ishte përfshirë në disa ngjarje të jashtëligjshme.

Lidhur me këtë vrasje deri më tani janë arrestuar dy persona. Të arrestuarit janë 20 dhe 26 vjeç dhe akuzohen për vrasje. Të dy janë gjithashtu shqiptar, dhe u arrestuan gjatë kontrolleve rutinë të policisë gjermane në Theaterplatz.

Hetuesit gjermanë kanë prova që i lidhin dy të arrestuarit me vrasjen shqiptarit 42-vjeçar.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë publik. Dyshohet se Mario Muka mund të jetë vrarë nga pakujdesia, por autoritetet gjermane nuk përjashtojnë as pistat e tjera. Viktima ishte i njohur për policinë gjermane, për vepra penale si drogë dhe vjedhje.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco