Dhunohet drejtori i OSHEE në Lezhë, transportohet drejt spitalit të Traumës

Dhunohet drejtori i OSHEE në Lezhë, transportohet drejt spitalit të Traumës

20:57, 30/11/2022
A+ Aa A-

Drejtori i njësisë se OSHEE në Lezhë Edmir Perndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit dhe sipas burimeve ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit.

Më pas ai është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Edmir Perndreca 43-vjeç, mban prej më shumë se 1 viti postin e drejtuesit të OSHEE. 43-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dikush e ka goditur nga mbrapa me mjet.

Ai ka zbritur nga makina për të shkuar pas incidentit të ndodhur por në atë moment  personat që kanë qenë në mjetin tjetër kanë dalë nga makina gjithashtu dhe e kanë dhunuar fizikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco