Shqipëria konsiderohet ‘vend i sigurt’/ Sekretarja e Brendshme britanike: Azilkërkuesit do të deportohen për 10 ditë

Shqipëria konsiderohet ‘vend i sigurt’/ Sekretarja e Brendshme britanike: Azilkërkuesit do të deportohen për 10 ditë

08:18, 30/11/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët që gjenden në Britaninë e Madhe prej shumë kohësh janë gjendur nën një sulm të madh politik, paragjykues dhe pse jo, edhe në tentativë për t`i larguar nga vendi ishullor.

Ndonëse shoqëria vendase është ndarë në gjysmë mbi gjithçka thuhet dhe vendoset për fatin e emigrantëve që kalojnë La Manshin të mbërrijnë në vendin e mundësisë, autoritetet britanike me në krye Suella Braverman nuk heqin dorë prej asaj që kanë miratuar tashmë: përzënien e të gjithë shqiptarëve që vijnë me varka të vogla dhe kthimin në Shqipëri pasi vendi është i sigurt!

E pavarësisht përplasjeve politike, tashmë duket se Braverman ka mbështetjen edhe të numrit një të qeverisë britanike për ta kryer misionin që i ka vënë vetes prej muajve; dëbimin e shqiptarëve që shkojnë atje nga Franca. Pas një proteste në Londër dhe festës së “çmendur” të Pavarësisë së Shqipërisë, që u kthye në një tubim të bujshëm në Londër të hënën mbrëma, dje, Braverman ka vendosur edhe mekanizmin se si do të dëbohen shqiptarët që kalojnë Kanalin për të mbërritur në tokën e tyre. Të dhënat janë bërë publike nga “The Times”, e cila i ka kushtuar një hapësirë të madhe sipërmarrjes së sekretares së brendshme të qeverisë britanike.

“THE TIMES”

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, thuhet se po shqyrton planet për të përshpejtuar largimin e azilkërkuesve nga vendet e përcaktuara “të sigurta” në një përpjekje për të trajtuar krizën e emigrantëve. Sipas “The Times”, qeveria po kërkon të rikthejë një listë të vendeve që konsiderohen nga Zyra e Brendshme si të sigurta. Kërkesat për azil të qytetarëve nga këto vende do të konsideroheshin kryesisht si të pabazuara, përveç nëse ata janë në gjendje të ofrojnë prova të kundërta. Nuk do të ketë të drejtë për ankesë për pretenduesit e refuzuar.

Gazeta thotë se planet do të imitonin një politikë laburiste nga fillimi i viteve 2000, në të cilën kërkuesit e azilit nga të ashtuquajturat vendet e “listës së bardhë” do t’i trajtonin kërkesat e tyre në më pak se 10 ditë. Emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla nga një prej vendeve që konsiderohen të sigurta, thuhet se do të ndalohen në vendin e përpunimit të Manston në Kent, ose në qendra të tjera pritjeje, pasi kërkesat e tyre për azil përshpejtohen. “Ne kemi qenë të qartë se do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë për të penguar migrimin e paligjshëm, duke përfshirë kthimin e atyre që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar në vendin e tyre”, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme.

“Ne i kthejmë njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht përmes një përzierjeje të marrëveshjeve formale dhe të kthimit të informacionit me një numër vendesh dhe ne jemi gjithmonë duke kërkuar mënyra për të përshpejtuar largimet dhe për të përmirësuar proceset tona të kthimit me vendet e tjera”, shtoi ai. “The Times” raporton se lista do të përfshijë Shqipërinë. Shqiptarët përbënin pak më shumë se një të tretën e njerëzve të zbuluar duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në nëntë muajt e parë të vitit.

Ata përbënin gjithashtu gati gjysmën e atyre të zbuluar në korrik-shtator. Shifrat, të cilat janë publikuar nga Zyra e Brendshme, tregojnë se ka pasur 33,029 mbërritje me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar nga janari deri në shtator të këtij viti. Nga ky total, 11,241 (35%) ishin shtetas shqiptarë. Pothuajse të gjitha këta kanë ardhur që nga maji. “Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në Britani dhe vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike”, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme.

Emigrantëve iu afrohet një vaksinë kundër virusit të rrallë

Përhapja e një epidemie nëpër kampet e azilantëve që vetëm ditëve të fundit u bë publike, ka shqetësuar jo pak autoritetet britanike. Bëhet me dije se më parë, sekretari i Shëndetësisë Steve Barclay tha se 500 njerëz u vaksinuan përpara se të zhvendoseshin nga Manston dhe në hotele anembanë Britanisë. Të gjithë emigrantëve iu ofrohet një vaksinë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat dhe zyrtarët britanikë të shëndetësisë kanë këmbëngulur se rreziku që publiku të preket nga difteria është shumë i ulët dhe infeksionet janë të rralla. Sëmundja, e cila prek hundën, fytin dhe ndonjëherë lëkurën, mund të jetë fatale nëse nuk kurohet shpejt, por antibiotikët dhe ilaçet e tjera janë në dispozicion. Një burrë i mbajtur në Manston vdiq në spital më 19 nëntor pasi kaloi Kanalin anglez shtatë ditë më parë. Edhe pse në analizat fillestare ai rezultoi negativ, një test më pas për PCR tregoi se “difteria mund të ketë qenë shkaku i sëmundjes”, thanë zyrtarët e qeverisë. Ndaj, po kryhet ekspertiza pas vdekjes për të përcaktuar shkakun e vdekjes./Panorama/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco