Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit rikthen në punë 6 policët e pezulluar

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit rikthen në punë 6 policët e pezulluar

23:58, 29/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Durrës ka rikthyer serish në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.  

6 policët në fjalë kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan. 

Bëhet fjalë për Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçje, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.  

Nga nesër ata do të rikthehen në serish ne radhët e policisë pasi ditët e fundit Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan, i cili i pezulloi nga detyra 6 policët. 

Vendim i cili u mor nga kjo gjykatë pas kërkesës që prokuroria e Elbasanit bëri për pezullimin nga detyra dhe i caktoj masën detyrim paraqitje duke i hetuar në gjendje të lirë të 6 punonjësit e policisë së Elbasanit. 

Gjykata e Apelit ka vendisur që 6 punonjësit të rikthehen sërish në radhët e policisë, teksa muaj më parë gjykata e shkallës së parë Elbasan i pezulloi pas kërkesës së bërë nga prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco