Do vriste një banor të zonës me kallashnikov, arrestohet 65-vjeçari në Golem

Do vriste një banor të zonës me kallashnikov, arrestohet 65-vjeçari në Golem

22:13, 29/11/2022
A+ Aa A-

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Karpen. Mësohet se në banesën e Ismail Sopit policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe dy karikatorë.

Sipas raportimeve ai ishte kthyer së fundmi nga Italia dhe se kishte konflikte me banorë të zonës.

Sakaq, burime bëjnë me dije se ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm pasi kishte dyshime se ai do qëllonte një person në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco