VIDEO/ Makina përplasi dy vëllezër, njëri vdiq, shoferi u arratis nga vendngjarja

18:16, 29/11/2022
A+ Aa A-

Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Drithas - Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas kur një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.

Burime të siguruar thanë se në biçikletat po udhëtonin dy vëllezër nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik kur një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëtuar mrekullisht.

Të njëjtat burimet thanë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po kërkon identifikimin e tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi çka e bën të vështirë qarkullimin.

Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Maliqit/ Informacion paraprak

Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco