Bilanci i COVID/ 8 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 19 të tjerë

Bilanci i COVID/ 8 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 19 të tjerë

17:58, 29/11/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus nga 123 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 19 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 145 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; Nga 2 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Statistika ( 29 Nëntor 2022) 
Raste të reja ditore                8
Të shëruar në 24 orë             19
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       123
Testime totale                   2,008,764
Raste pozitive                      332,224
Raste të shëruara                  328,485
Raste Aktive                             145
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    120
Gjirokastër                12
Berat                           4
Fier                           2
Vlorë                         2
Shkodër                 1
Elbasan                    1
Kukës.                      1
Dibër.                        1
Lezhë.                        1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco