VIDEO/ Pamjet e grabitjes me armë të marketit dhe më pas të përleshjes

VIDEO/ Pamjet e grabitjes me armë të marketit dhe më pas të përleshjes

17:30, 29/11/2022
A+ Aa A-

Një person është arrestuar mbrëmë në Gjilan pasi që i njëjti nën kërcënimin e armës hyri në një market për të kryer grabitje.

Gjatë tentimit për të kryer këtë vepër penale, punëtorët e marketit arritën të ndalojnë të dyshuarin.

RTV Dukagjini ka publikuar pamjet e momentit të kësaj grabitje, ku shihet i dyshuari duke hyrë në market me armë në dorë, ku ja drejton njërit prej punëtorëve i cili më pas shkon te arka dhe fillon t’ia vendos paratë në një qese.

Pak minuta më pas njëri nga punëtorët e tjerë i shkon nga mbrapa të dyshuarit dhe konfrontohet me të, ku më pas në ndihmë i vijnë edhe dy punëtorët e tjerë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.

‘Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek’, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco