Ngjarja që tronditi New York-un/ Përfundojnë hetimet për vrasjen e Ornela Shehit: E qëlloi me çekiç...

Ngjarja që tronditi New York-un/ Përfundojnë hetimet për vrasjen e Ornela Shehit: E qëlloi me çekiç...

15:36, 29/11/2022
A+ Aa A-

Përfundojnë hetimet për vdekjen e çiftit të martuar.

Hetuesit thanë se 28-vjeçarja Ornela Shehi ka pësuar një traumë të fortë në kokë, që ka nxjerrë në përfundimin se aktori Florian Shehi e qëlloi me çekiç pas koke, para se ta hidhte nga ballkoni.

Më pas, ai dyshohet se u hodh edhe vetë nga ballkoni duke kryer vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, vdekja e çiftit tronditi banorët e Pelham Parkway. Rreth orës 9 të mëngjesit të 6 gushtit, policia gjeti trupat e një burri dhe një gruaje në pjesën e pasme të 2199 Cruger Avenue.

Në momentin e vdekjes, një banore në pallat, e cila në atë kohë ndodhej në banesën e saj, kujton: Dëgjova një zhurmë, ishte e tmerrshme. E dëgjova kur u hodhën, e dëgjova. Mendova se diçka ra, diçka. ra e madhe. Një ulërimë e tillë, aq e keqe ajo ulërimë… e dëgjova në shtëpi.

Banorët e ndërtesës jo pak nga çifti pasi ata ishin zhvendosur vetëm së fundmi para vdekjes. Fqinjët për mediat vendase treguar se kishin dëgjuar njërin prej tyre që të thërriste “Mami! Mami!”.

Por dy djemtë e mitur të çiftit nuk ishin në gjendje të jepnin asnjë të dhënë se çfarë e shtyu çiftin drejt debatit fatal.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht të këtij viti. Florind Belliu dhe Ornela Shehi, e cila ishte edhe shtatzënë, u gjetën të vdekur poshtë dritares së apartamentit të tyre në Bronx. Aktori Florind Belliu ishte në gjendje të trazuar emocionale dhe se prej shumë kohësh po kurohej.

Policia nuk kishte marrë asnjëherë raportime për dhunë mes çiftit dhe ata kishin rreth 4 muaj që ishin zhvendosur në apartamentin e ri.

Belliu dukej se e kishte paralajmëruar një tragjedi të tillë, pasi në një postim në Facebook, ai i kërkonte falje fëmijëve teksa u shkruante se “babai i tyre nuk e ka shkelur kurrë ligjin”.

Belliu fliste për një lloj “komploti të gjerë dhe të shtrirë gjatë në kohë të organizuar kundër tij nga shumë persona”, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ishte i ngarkuar psikologjikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco