Përfshihet nga flakët shtëpia në Lushnjë, 68-vjeçari pëson djegie në trup

Përfshihet nga flakët shtëpia në Lushnjë, 68-vjeçari pëson djegie në trup

22:08, 28/11/2022
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Si pasojë e zjarrit, një 68-vjeçar ka marrë plagë në trup.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë.

“Në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marrë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco