Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen

Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen

16:42, 28/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit turistik të Linit.

Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, ndërsa trafikndarësja ka hyrë mes përmes makinës.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco