SYRI TV/ Shkatërrohet ‘magazina’ europiane e kokainës, Europol: 49 persona në pranga, 8 në Dubai

15:26, 28/11/2022
A+ Aa A-

Në harkun kohor të 11 ditëve, përgjatë këtij muaj, sipas Europol, janë vënë në pranga 49 persona, ndërsa karteli furnizonte me kokainë 1/3 e Europës.

Me dhjetra bastisje u bënë në të gjithë Evropën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Arrestimet erdhën në kulmin e hetimeve paralele të zhvilluara në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me mbështetjen e Europolit.

Mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga autoritetet gjatë hetimeve, krhyesisht në dyert e porteve spanjolle. Europol thotë se Dubai kishte arrestuar dy të dyshuar të rëndësishëm që janë të lidhur me Holandën, dy me Spanjën dhe dy të tjerë të lidhur me Francën, që mendohet të jenë edhe truri i organizatës kriminale.

Grupi kishte ndarë rolet, disa merreshin me trafikun, e disa të tjerë me pastrimin e parave të pista përmes investimeve kryesisht në pasuritë e paluajshtme, prona që sipas përllogaritjeve paraprake kapin vlerën e 24 milionë eurove.

Anëtarët e kartelit përdornin komunikime të koduara për të organizuar dërgesat. Gjatë operacionit u bastisën e vila luksoze, ku vetëm në njërën prej tyre në Spanjë u sekuestruan mbi 500 mijë euro, makina luksoze me vlerë rreth 300 mijë euro secila, dhe materiale të tjera që do ti shërbejnë hetimit.

Ndonëse konsiderohet si një nga operacionet me të rëndësishme të Europol kohët e fundit, asnjë emër i anëtarëve të kartelit nuk është bërë publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco