Bilanci i COVID/ 6 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 14 të tjerë

Bilanci i COVID/ 6 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 14 të tjerë

18:12, 26/11/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 381 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se ne spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier, Tepelenë, Kuçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 14 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 167 raste aktive me koronavirus.

Statistika ( 26 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore                6
Të shëruar në 24 orë             14
Të shtruar në spitale             4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       381
Testime totale                   2,008,302
Raste pozitive                      332,208
Raste të shëruara                  328,447
Raste Aktive                             167
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    140
Gjirokastër                9
Fier                           6
Berat                           4
Vlorë                         3
Shkodër                 1
Durrës                     1
Kukës.                      1
Dibër.                        1
Lezhë.                        1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco