Laboratori i kokainës në Fier, makinës së Gjolenës iu vendos përgjues, ja çfarë foli me anëtarët e grupit

Laboratori i kokainës në Fier, makinës së Gjolenës iu vendos përgjues, ja çfarë foli me anëtarët e grupit

17:44, 26/11/2022
A+ Aa A-

Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan rolin e 11 personave të përfshirë në trafikimin e 430 kg kokainë që mbërritën në Shqipëri nga Kolumbia e fshehur në plehun kimik.

Burime nga SPAK konfirmuan se hetuesit kanë vendosur përgjues në mjetin në pronësi të Nikolin Gjolenës që cilësohet edhe si financues i grupit kriminal. Nga bisedat e regjistruara rezulton se, 34-vjeçari Gjolena flet me anëtarët e tjerë të grupit për fitimet monetare që do të siguronin nga sasia e kokainës, shkruan Abcnews.al.

Në seancën e së shtunës që u zhvillua më dyer të mbyllura, 34-vjeçari Gjolena nëpërmjet avokatit mohoi përfshirjen në trafikun e kokainës. Edhe porositësi i plehut kimik, Viktor Çervanaku, pretendoi se nuk kishte dijeni se në ngarkesë gjendej një sasi prej 430 kg kokainë. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe të arrestuarit e tjerë.

Disa nga avokatët i kërkuan gjykatës masa më të lehta sigurie me pretendimin se Prokuroria nuk ka kryer akt ekspertimi që provon se plehu kimik është i përzier me kokainë. Në fund gjyqtari Erjon Bani konfirmoi masat e arrestit në burg për 10 të arrestuarit.

Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës. Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është shpallur në kërkim, SPAK ka dyshime se në këtë ka të përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e finacuesit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco