Kreu i policisë greke pret në takim Muhamet Rrumbullakun: Forcojmë luftën kundër krimit

Kreu i policisë greke pret në takim Muhamet Rrumbullakun: Forcojmë luftën kundër krimit

17:42, 26/11/2022
A+ Aa A-

Kreu i Policisë greke, gjeneralejtinant Konstantinos Skoumas ka pritur në një takim homologun e tij shqiptar, Muhamet Rrumbullaku. 

Lajmi është pasqyruar në mediat e vendit fqinj. 

Në këtë takim, Skoumas ka falenderuar Rrumbullakun për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy forcave policore në një rast të fundit ndërkufitar.

Në të njëjtën kohë, gjatë takimit u diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, ndërsa u theksua nevoja e forcimit të kuadrit të përbashkët strategjik për luftimin e krimit ndërkufitar në fusha të ndryshme si emigracioni i paligjshëm, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës.

Gjithashtu, të dy palët shprehën vullnetin për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor dhe shkëmbimit të informacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco