3 vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, 4000 familje ende në qiell të hapur

15:05, 26/11/2022
A+ Aa A-

 

Kjo e shtunë shënon 3 vite nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori 51 jetë njerzish. 36 muaj më vonë, pasojat e këtij tërmeti ndihen ende. Procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të ngadalte, mbi 4000 familje në zonat e prekura janë në qiell të hapur, ndërsa qindra prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra e konteiner. Problem mbetet edhe rindërtimi i shkollave, ku preken mbi 5000 fëmijë. Ndërkohë drejtësia për përgjegjësit e pasojave fatale, ka munguar.

Si sot 3 vite më parë, në 26 nëntor të vitit 2019, toka shqiptare do të dridhej nga një lëkundje e fuqishmë sizmike, e cila mori me vete 51 jetë njerzish, e plagosi mbi 1 mijë të tjerë

Mëngjesi i 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë nën rrënoja, dhe me shpresën se në to,  forcat e kërkim shpëtimit do të mund të shpëtonin ende jetë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione. Thirrjet dëshpëruese të familjareve sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin nga do.

Tre vite më vonë, plaga që la tërmeti, nuk është shëruar. Mijëra qyetarë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga lëkundja 6.4 e shkallës rihter, janë ende sot pa një strehë, e ndërsa qindra të tjerë janë në çadra e konteiner, ku janë detyuar të përballojnë të ftohtin e tre dimrave me rradhë.  Syri Tv, sjell historinë e disa prej tyre, që edhe pas 36 muajsh janë në qiell të hapur

Rindërtimi, një proces i trumbetuar fort nga qeveria, e që u përdor edhe për fushatë, ka ngecur. Në Durrës, Krujë, Lezhë e Kurbin, zonat më të godituara nga tërmeti, janë mbi 4000 familje në rrugë të madhe, ku vetëm një pjesë prej tyre, marrin bonuse qiraje. Ndërkohë, shqetësues mbetet situarta me shkollat. Dëmtimi i tyre, ka bërë që mbi 5000 fëmijë të zhvendosen në institucione të tjera, larg banesave të tyre, dhe çfarë është më keq, mësimi me turne. Në Durrës,  janë 12 shkolla ende të pandërtuara.

Po në këtë qytet, janë mbi dhjetra pallate të dëmtuara nga tërmeti, fati i së cilave ende nuk dihet. Qindra banorë protestojnë prej dy vitesh. Disa akuzojnë qeverinë se ka shpallur të pabanueshme, ndërtesa që nuk kanë marrë dëmtime, ndërsa të tjerë  ankohen se janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, duke u detyruar të jetojnë me qira.

Për 51 jetët që u shuan, drejtësia dëshoi për përgjegjësitë e pasojave fatale, nga 60 persona të akuzuar per vepra penale, nga vrasja e deri te ndërtimi i paligjshëm, deri më sot, asnjë prej tyre nuk  vuan dënimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco