Kokainë dhe pastrim parash, Europol shkatërron rrjetin e madh të organizatave kriminale, disa të arrestuar

Kokainë dhe pastrim parash, Europol shkatërron rrjetin e madh të organizatave kriminale, disa të arrestuar

11:59, 26/11/2022
A+ Aa A-

Autoritetet nga 11 vende kanë bashkëpunuar më njëra-tjetrën për një operacion për të synuar një nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës, sipas Europol dhe Eurojust. “Disa organizata kriminale po punonin së bashku për të kryer aktivitete poli-kriminale në shkallë të gjerë brenda dhe jashtë BE-së,” thanë në një deklaratë të përbashkët agjencitë evropiane, me seli në Hagë, Holandë. Këto përfshijnë trafikun e kanabisit, hashashit dhe pastrimin e parave.

Ndërsa Europol dhe Eurojust, u shprehën se: “Shkalla e trafikut të drogës që i atribuohet rrjetit është e madhe, me aktivitete të raportuara në tre kontinente.”. Gjatë operacionit të koordinuar nga dy agjencitë, u kryen rreth 100 kontrolle në të gjithë Evropën, duke synuar ‘kokat’ dhe bashkëpunëtorët e këtyre organizatave kriminale.

Nëntë persona u arrestuan në Francë, duke përfshirë një rus dhe një burrë lituanez rreth 50 vjeç që jetojnë në Côte d’Azur. Këta dy persona dyshohen si ‘kokat’ organizatave kriminale, ku trafikonin kokainë dhe drogë drejt Rusisë. Shtatë personat e tjerë të arrestuar në Francë, më konkretisht 3 burra dhe 4 gra janë liruar pa u ndjekur penalisht. Ata dyshohen për pastrim parash dhe mos justifikimin e pasurive. Sipas burimeve paraprake, të shtatë janë bashkëpunëtor të dy drejtueseve.

Ky rrjet ishte i strukturuar si një biznes, me grupe të ndryshme kriminale dhe ndërmjetës që punonin së bashku përtej kufijve për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës, nga organizimi i dërgesave të mëdha të drogës deri te shpërndarja në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Nga ky operacion u sekuestruan sende me vlerë 500 mijë euro, si dhe pasuri të paluajtshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco