Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

U arrestuan për drogë, policia e Lezhës: Dy të rinjtë abuzuan me një 15-vjeçare

U arrestuan për drogë, policia e Lezhës: Dy të rinjtë abuzuan me një 15-vjeçare

09:49, 25/11/2022
A+ Aa A-

 Ngjarje ronditëse u zbulua pas arrestimit të tre të rinjve në Lezhë. Indrit Puka dhe Armando Gega, të cilët u arrestuan pasi iu zbuluan lëndë narkotike, në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe. Kjo e fundit ishte paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 persona.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

Ditën e sotme, Indrit Puka, 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike; Armando Gega, 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje; Klevisian Toni, 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë, u arrestuan pasi u kapën me lëndë narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco