SYRI TV/ Dita e pestë e përmbytjeve në Shkodër, 1130 ha tokë ndodhen ende nën ujë

16:00, 24/11/2022
A+ Aa A-

Në ditën e pestë të përmbytjeve, në Shkodër ka një përmirësim të lehtë të situatës. Uji ka pasur një tërheqje, ku aktualisht janë rreth 1130 hektarë tokë të përmbytura, nga 1365 hektarë që ishi një ditë më parë.

Sipas emergjencave civile të Bashkisë Shkodër, situata më e rënduar vijon të jetë në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë të Anës së Malit. Në këtë njësi janë ende nën ujë 700 hektarë tokë, ndërkohë që vijon të jetë e bllokuar rruga e Obotit dhe jashtë funksionit ujësjellësi i Oblikës.

Gjithashtu vijojnë të jenë të evakuara 7 familje me 24 anëtarë gjithsej, të cilat janë strehuar në konvikte dhe pranë të afërmëve të tyre. ndërkohë, bashkia shkodër thotë se janë dhe 10 familje të cilat kanë kërkuar ndihmë, por që nuk janë paraqitur për të marrë shërbim.

Ndërkohë, me nisjen e tërheqjes së ujit nga zonat e përmbyturat, banorët kanë nisur të vlerësojnë dëmet. Ato më të mëdha duket se janë në orendi shtëpiake por nuk mbeten pas as dëmet në bujqësi. Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura, kanë qenë të kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore, të cilat pas tërheqjes së ujit, mund të rrezikojnë të mos rikthehen më në gjendjen e mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco