Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Përplasi për vdekje dhe tërhoqi zvarrë 21-vjeçaren në Selanik, vetëdorëzohet në polici shqiptari

Përplasi për vdekje dhe tërhoqi zvarrë 21-vjeçaren në Selanik, vetëdorëzohet në polici shqiptari

14:57, 24/11/2022
A+ Aa A-

Është vetëdorëzuar në Polici shqiptari të martën akidentoi 21-vjeçaren greke dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

26-vjeçari pas aksidentit e ka lënë të renë në rrugë të gjakosur e të plagosur rëndë. Ai ishte me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve. Ai ka mbaërritur në Polici i shoqëruar nga avokati i tij rreth orës 11:00. 

Në orët në vijim, shqiptari pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin. Sipas dëshmitarëve okularë, 30-vjeçari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.

Viktima studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik dhe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës. Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj. Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 30-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco