EMRAT/ Plas sherri mes palëve pas gjyqit për pronën, nuk shpëton nga dajaku as avokati në Fier

EMRAT/ Plas sherri mes palëve pas gjyqit për pronën, nuk shpëton nga dajaku as avokati në Fier

13:43, 24/11/2022
A+ Aa A-

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke përfunduar në  sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.

Sipas burimeve për SYRI-n, avokati i dhunuar është Erjon Syziu, pjesë e dhomës së avokatisë fier, por nga nga Tirana.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur shtetasit Jovan Vasili dhe Ilir Vasili është shoqëruar në komisariat. 

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco