Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Apeli i GJKKO vendos masë të dytë 'arrest me burg' për Alqi Bllakon

Apeli i GJKKO vendos masë të dytë 'arrest me burg' për Alqi Bllakon

12:59, 24/11/2022
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për ish-deputetin Alqi Bllako.

Gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest me burg “ është ish-deputetin edhe për inceneratorin e Elbasanit.

Mëherë SPAK iu drejtua gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos 2 javë më parë, por gjykata e refuzoi kërkesën e SPAK.

Por, SPAK e ankimoi këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.

Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtepie”,  pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco