Tiranë: ndahet para kohe nga jeta, prof. Gafur Bistri, mësuesi i dashur, arsimtari i nderuar

Tiranë: ndahet para kohe nga jeta, prof. Gafur Bistri, mësuesi i dashur, arsimtari i nderuar

12:51, 24/11/2022
A+ Aa A-

Tiranë - Është ndarë para kohe nga jeta, prof. Gafur Bistri, mësues i shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” në kryeqytet.

Përveç familjes, të dashurve të tij, miqve, kolegëve, vdekja e prof. Gafurrit ka tronditur më të vegjli, nxënësit e klasë së tretë fillore ku ai jepte mësim, që nuk e prisnin që profesori i sëmurë të mos kthehej më kurrë në klasën e tyre. Ata nuk mund ta harrojnë se ai organizoi për ta, festën më të bukur të Abetares në vitin 2021 dhe që kanë mbetur sot në profilin e shkollës, si një kujtimi më i bukur dhe më prekës që u la profesori, nxënësve dhe prindërve.

Këtë të enjte, në tryezën e mësuesit të nderuar, 59 vjeç, krahas librave të tij dhe bluzës së tij, është vendosur një buqetë lulesh të bardha, si homazh nga kolegët, mësuesit e shkollës “Gustav Mayer”.

Prof. Gafurr Bistri, me origjinë nga Gjirokastra, ka dhënë mësim në disa shkolla në Tirana dhe hera e fundit, kur ai veshi bluzën e bardhë, ishte data 21 nëntor 2022.

Lamtumirë, prof. Gafurri, ju keni lënduar sot me ikjen tuaj, edhe shumë zemra të vogla.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco