Vrau gruan me thikë/ Petrit Mamaj nga Fieri pranon autorësinë, dosja çohet në gjyq

Vrau gruan me thikë/ Petrit Mamaj nga Fieri pranon autorësinë, dosja çohet në gjyq

11:39, 24/11/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar hetimi për vrasjen e Valdete Mamaj në Fier në shkurtin e këtij viti nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj. Ngjarja u paraqit si vetëvrasje, por vetë Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Autori rrezikon të dënohet jo më pak se 20 vite burg.

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Valdete Mamaj nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj me 8 shkurt të këtij viti.

Pasi u mundua të paraqesë ngjarjen si vetëvrasje, 57-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë dhe ka rrëfyer para hetuesve të gjithë skenën e vrasjes.

"U pendova për çfarë kisha bërë . Pas ngjaries, une dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time.

Me të mbërritur në shtepi, u pendova për çfarë kisha bërë dhe kam njoftuar në telefon tim vella i cili jeton disa shtëpi më tutje në lagjen ku banoj, dhe kur ai erdhi në shtëpinë time, i thashë që Valdetja ka vrarë veten.

Më pas, vellai im G.M ka njoftuar policinë. Deklaroi edhe një herë se për vrasjen e bashkëshortes time Valdete Mamaj unë ndihem i penduar dhe u kërkoj falje fëmijeve të mi," ka deklaruar ai.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 50 vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës.

Petrit Mamaj do të përballet zyrtarisht me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa Kodi Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco