Apeli rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka për masë më të butë sigurie

Apeli rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka për masë më të butë sigurie

10:34, 24/11/2022
A+ Aa A-

Të enjten, Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e “arrestit me burg” për inceneratorin e Fierit.

Koka kërkon masë më të bute sigurie për arsye shëndetësore, pasi sipas një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta. Ndaj Kokës është lënë në fuqi dhe një masë tjetër sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohe Apeli i Posaçëm po shqyrton sot kërkesën e SPAK për një masë të dytë sigurie “arrest me burg” për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit.

Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtepie”,  pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco