Shisnin kokainë në biznesin e tyre, pranga dy vëllezërve në Tiranë

Shisnin kokainë në biznesin e tyre, pranga dy vëllezërve në Tiranë

15:00, 01/11/2022
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Tiranë të cilët u kapën duke shitur dhe kokainë në biznesin që kishin. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në operacionin “Tabacchino” arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin “Tabacchino” që administronin dy vëllezërit, në rrugën “Kasem Shima”, dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco