Siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, në pranga tre persona

Siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, në pranga tre persona

14:10, 01/11/2022
A+ Aa A-

Tre persona nga Tirana dhe Durrwsi u arrestuan nga Policia e Vlorws në flagrancë nga teksa transportonin me dy automjete, kundrejt fitimit, tre emigrantë të paligjshëm.

Nga hetimet policia thotë se ka rezultuar që këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit.

Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Njoftimi nga Policia Vlorë

Finalizohet, pas një pune hetimore disajavore, faza e dytë e operacionit “Piqeras”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

U kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e lartpërmendura, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco