EMRI/ Plagosi me thikë të riun në qendër të Durrësit, arrestohet autori

13:35, 01/11/2022
A+ Aa A-

Është arrestuar nga policia 20 vjeçari Alesio Musai i cili plagosi me thikë 16 vjeçarin në Durrës. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të Durrësit në ambientet e jashtme të një lokali, pranë ish-sheshit “Pranvera”.

Dy të rinj janë konfliktuar njëri me tjetrin për arsye banale dhe 20 vjeçari ka plagosur me thikë në krah 16 vjeçarin.

16 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco