Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lirohet nga burgu ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lirohet nga burgu ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

15:46, 29/10/2022
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i cili u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje është liruar nga qelia. Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria nga “Plagosje e rëndë me dashje” në “plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, ndryshoi edhe masa e sigurisë. Kjo pasi sipas organit të akuzës nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje.

Altin Nikolli u arrestua me 16 qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës pasi u përfshi në konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre. Por më pas, konflikti verbal kishte rezultuar në përplasje të ashpër fizike mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco