Sherr brenda familjes në Pogradec, dy vëllezër dhunojnë nënën dhe vëllain e tyre

Sherr brenda familjes në Pogradec, dy vëllezër dhunojnë nënën dhe vëllain e tyre

14:37, 29/10/2022
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar nënën dhe vëllain tjetër. Policia informon se personat e moshave 30 dhe 34-vjeç, banues në Pogradec janë arrestuar në flagrancë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco