SYRI TV/ ‘Surpriza’ për Etleda Çiften, Apeli i Posaçëm thërret shoqatën që e kallëzoi

SYRI TV/ ‘Surpriza’ për Etleda Çiften, Apeli i Posaçëm thërret shoqatën që e kallëzoi

14:26, 29/10/2022
A+ Aa A-

Pas ankimit të bërë nga kundër vendimit të GJKKO-së që e shpalli të pafajshme komisioneren e Vettingut, Elteda Çiften, Apeli i Posaçëm ka caktuar datën e seancës së parë. Ndryshe nga procesi në Shkallën e Parë, pjesë si palë kallëzuese dhe viktimë e veprës penale, do të jetë edhe Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar 11 nëntorin, orën 9:30, për seancën e parë ndaj komisioneres së vettingut Etleda Çiftja, pas ankimit që bëri Prokuroria e Posaçme ndaj vendimit të GJKKO-së që e shpalli të pafajshme.

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë është thirrur në Apel si viktimë dhe palë kallëzuese ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në qershor të vitit 2021, kjo shoqatë, kërkoi fillimin e ndjekjes penale ndaj Çiftes për 4 vepra penale. Kujtojmë se ndaj procesit rivlerësues në KPK ndaj prokurorit Ervin Karanxha, Etleda Çiftja si relatore e seancës kërkoi ndërhyrjen e Gardës për të nxjerrë forcërisht jashtë sallës, subjektin dhe avokatët e tij. Ndërsa në procesin gjyqësor të saj tashmë në Apel, me sa duket ky incident i ka kushtuar komisioneres, pasi në seancën e 11 nëntorit, SHAASH është thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe të viktimës së veprës penale.

Pak ditë pasi GJKKO e shpalli të pafajshme Çiften, SPAK e ankimoi vendimin teksa kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e saj me 1 vit burg, dënim i cili konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Komisionerja e Vettingut u akuzua për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë nga SPAK, veprime të ndodhura rreth 16 vite më parë, kur komisionerja e Vettingut për të marrë një kredi në vlerë 35 mijë euro që të blinte një apartament, kreu lëvizje dhe veprime fiktive me pronën e të vëllait.

Në vendimin e saj, GJKKO deklaroi se komisionerja nuk ka falsifikuar dokumente dhe nuk ka refuzuar apo tentuar të fshehë pasurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco