Ra nga pema duke mbledhur ullinj, 62-vjeçari ishte pedagog në Universitetin e Gjirokastrës

Ra nga pema duke mbledhur ullinj, 62-vjeçari ishte pedagog në Universitetin e Gjirokastrës

14:18, 29/10/2022
A+ Aa A-

62-vjeçari i cili humbi jetën sot në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj, është 62-vjeçari Gëzim Redhi. Ai ka qënë pedagog në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Rasti i dytë! 62-vjeçari në Sarandë bie aksidentalisht nga pema teksa po mblidhte ullinj, ndërron jetë

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil, ku Redhi ka një shtëpi të vogël për pushime verore dhe 2 rrënjë ullinj, të cilat po i mblidhte me familjarë të tjerë. Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë. 

Një vdekje e ngjashme ndodhi edhe në Vlorë, ku një burrë humbi jetën pasi u rrëzua nga pema teksa ishte duke mbledhur ullinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco