Rrëzohet nga ulliri, humb jetën një person

Rrëzohet nga ulliri, humb jetën një person

12:58, 29/10/2022
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga ulliri. Mësohet se 65 vjecari ishte duke mbledhur ullinjt e sezonit kur ka rënë nga pema.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco