Babai iu arrestua sapo hyri në shtëpi, i biri: U gëzuam kur e pamë, donte të dorëzohej

Babai iu arrestua sapo hyri në shtëpi, i biri: U gëzuam kur e pamë, donte të dorëzohej

12:13, 29/10/2022
A+ Aa A-

I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellari foli për arrestimin e të atit. Ai u shpreh se babai donte të dorëzohej, por sapo hyri në banesë, policia e arrestoi.

Babai erdhi dje në shtëpi rreth orën 18:10. Ne u gëzuam që ishte gjallë kur erdhi, se prej datës 7 Shtator kishim humbur plotësisht kontaktet. Pasi erdhi në banesë dhe ai ishte bindur që të dorrëzohej në Polici, por në atë moment policia hyri brënda dhe kryevi arrestimin”, tha Manellari.

Manellari u fsheh për 2 muaj në pyll, pasi vrau Safet Hyskollarin. 63 vjeçari, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Ai e ka qëlluar 4 herë me thikë duke e lënë të vdekur, e më pas u arratis. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco