Malindi mbetet në burg, babai avokat: Kjo është hakmarrje e Edi Ramës

Malindi mbetet në burg, babai avokat: Kjo është hakmarrje e Edi Ramës

10:55, 29/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në burg Gentian Malindin, i cili u arrestua 2 ditë më parë. Ai kërkohej që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokainë në 2019.

Avokati, njëkohësisht dhe i ati, Ilir Malindi deklaroi para mediave se kjo është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se për djalin e tij nuk ka prova e se dokumentet me të cilat u kap 2 ditë më parë, ishin të rregullta.

'I gjithë ky është skenar politik për arsye se unë e kam kritikuar kryeministrin, ai me Ardi Veliun u hakmor ndaj djalit tim, është një inskenim total i SPAK, i cili është pjesë e eeverisë. I vetmi vend në glob është drejtësia shqiptare që të arreston e më pas mbledh provat. Po nuk ndryshoi drejtësia, nesër e keni ju fatin. Do e çojmë rastin deri në Strasburg. Dokumentat që iu gjetën djalit janë të rregullta, e di më mirë Rama, ai i kishte dokumentat që kanë dalë nga Kosova. Kokainën mund ta ketë trajtuar kryeministri se në dosjen e djalit tim nuk ka. Nëse prokuroria e Greqisë e kishte kapur, procedimi fillonte atje. Edvin Kondili është për t'u arrestuar e jo djali im," u shpreh Ilir Mandili. 

Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë akuzat e "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco