Arrestohen 3 pronarë të dyqaneve, merrnin veshje kontrabandë

Arrestohen 3 pronarë të dyqaneve, merrnin veshje kontrabandë

10:46, 29/10/2022
A+ Aa A-

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 4 persona pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dalje të kryeqytetit është ndaluar një autobus në të cilin janë gjetur veshje kontrabandë, të cilat do t’i merrnin pronarët e 3 dyqaneve në Fier. Për këtë arsye është vënë në pranga shoferi i autobusit dhe 3 pronarët e dyqaneve.

“Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar në total, 5 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 41 vjeç, banues në Fier;

– Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco