Drejtësia italiane synon fundosjen e Elvis Demçes, kërkohen 187 vite burg për organizatën e bosit shqiptar të mafias

Drejtësia italiane synon fundosjen e Elvis Demçes, kërkohen 187 vite burg për organizatën e bosit shqiptar të mafias

10:37, 29/10/2022
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto është Elvis Demçe, trafikanti më i njohur shqiptar në Itali, i cili e shpalli veten “Zot i drogës”, ndërsa kërkonte të merrte të gjitha pushtetet e “botës së nëndheshme të krimit”.

Elvis Demçe ka lindur në Fier, Shqipëri, më 10 gusht 1986. Ai banon në Velletri, por në fakt jetonte në Romë. Tani është në burg në pritje të gjykimit pasi akuzohet se është në krye të bandës së fundit të fuqishme të shqiptarëve me metoda mafioze që vepron në kryeqytet.

187 vite burg u kërkuan për organizatën kriminale të kryesuar nga Elvis Demçe, i cili së bashku me rivalin e tij Ermal Arapaj marrin përkatësisht dënimin më të lartë nga 20 vjet.

Vendimet janë dorëzuar në gjykatë nga prokurorët Francesco Cascini dhe Mario Palazzi. Ata akuzohen për trafik droge, rrëmbime, zhvatjen, zjarrvënie dhe kërcënime. Në përgjime të kryera nga autoritetet italiane rezulton se Demçe kishte planifikuar eliminimin e prokurorit, i cili hetoi mbi veprimtarinë e 37-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco