15 qytetarë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

15 qytetarë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

17:01, 22/10/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19. 

Nga 485 testime të kryera, 15 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. 

Nuk ka humbje jete, ndërsa 16 qytetarë janë shëruar.

Situata

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 485 testime, 15 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:

7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                15

Të shëruar në 24 orë             16

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     485

Testime totale                   1,993,378

Raste pozitive                      331,608

Raste të shëruara                  327,773

Raste Aktive                             243

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    169

Fier                           20

Vlorë                         13

Berat                           12

Gjirokastër                7

Shkodër                 7

Elbasan                   5

Durrës                     5

Dibër                      3

Lezhë                       2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco