'Organizonin lojëra fati në ambientet e dy lokaleve', arrestohen 3 të rinjtë në Tiranë

'Organizonin lojëra fati në ambientet e dy lokaleve', arrestohen 3 të rinjtë në Tiranë

13:37, 14/10/2022
A+ Aa A-

Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se organizonin lojëra fati në ambientet e dy lokaleve.

Sipas njoftimit të policisë, në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave".  

Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve. 

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco