I ati i Marsel Buçit: E ka bërë Deizi Arapi, e ndaloi djalin dhe e shau pasi i dogjën makinën

I ati i Marsel Buçit: E ka bërë Deizi Arapi, e ndaloi djalin dhe e shau pasi i dogjën makinën

10:04, 10/10/2022
A+ Aa A-

Babai i Marsel Buçit, Urim Buçi akuzon Deizi Arapin si autore të djegies së mjetit të djalit të tij. Vetëm pak orë pas ngjarjes, Urim Buçi thotë se Deizi Arapi ia ka akuzuar djalin për shkrumbimin e makinës së saj dhe se e ka sharë e ofenduar. Sipas Buçit, kjo gjë ka ndodhur dy ditë pas djegies së makinës së Arapit.

"Dyshojmë tek Deizi Arapi, ajo më akuzoi djalin. Dy ditë pasi i dogjën mjetin, ndaloi djalin dhe e ofendoi. Im bir nuk ka asnjë konflikt me Deizi Arapin, shteti të bëjë drejtësi,"- tha Urim Buçi. 

Automjeti i llojit "Volkswagen" në pronësi të Marsel Buçit është shkrumbuar teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30. Marsel Buçi është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. Ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, por hetuesit janë të bindur që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për asnjërën nga mjetet e djegura. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco