VIDEO/ Pamje të frikshme nga aksidenti në Korçë

VIDEO/ Pamje të frikshme nga aksidenti në Korçë

17:41, 07/10/2022
A+ Aa A-

Pamje të frikshme nga aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Sovjan.

Një mjet Audi është përplasur me një karroatrec që kishte në karroceri edhe një mjet tjetër. Karroatreci po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës, ndërsa mjeti tjetër nga Maliqi në drejtim të Pogradecit.

Të njëjtat burime thanë se mjeti Audi, nga shpejtësia tej normave të lejuara, ka humbur kontrollin në kthesë duke u përplasur me karroatrecin. Përplasja ka qenë aq e fortë sa dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre rëndë.

Ndërkohë që mjeti Audi është shkatërruar plotësisht.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco