Furnizonin me heroinë dhe kokainë disa zona në Francë, arrestohen dy shqiptarët

Furnizonin me heroinë dhe kokainë disa zona në Francë, arrestohen dy shqiptarët

17:33, 07/10/2022
A+ Aa A-

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze, pasi akuzohen për shitje droge. Arrestimi i tyre vjen pas një hetimi të kryer nga kompania e xhandarmërisë në Annecy, që prej datës 29 shtator. Pas informacioneve të marra në terren, një hetim u hap më 29 shtator nga komuniteti i brigadave të Annecy Meythet. Falë punës së kryer për të identifikuar pikat e shitjes që konsideroheshin të dyshimta, hetuesit zbuluan se të njëjtët shitës punonin në komunat Poisy, Chavanod, Épagny dhe Pringy.

Në kontakt të drejtpërdrejtë me Togën e Vëzhgimit dhe Ndërhyrjes të Xhandarmërisë të Annecy-t u kryen vëzhgime të rregullta. Në të njëjtën kohë, narkomanët u vëzhguan duke shitur në pikat e shitjes nga hetuesit e grupit kundër narkotikëve të xhandarmërisë Annecy Meythet. Gjatë hetimeve u zbulua se shitja bëhej nga persona me kombësi shqiptare, ndërsa trafikantët akomodoheshin nëpër hotele. Po ashtu rezultoi se paratë e drogës transferoheshin në rrjetin e bandës shqiptare.

Dy shitësit shqiptarë u arrestuan më 5 tetor në një hotel rreth orës 7:30 të mëngjesit. Në vendngjarje policia zbuloi disa qindra euro, produkt prerës dhe gjithçka të nevojshme për prodhimin dhe shitjen e drogës. Falë qenve antidrogë u bë e mundur zbulimi i sasive të ndryshme të kokainës dhe heroinës të fshehura në pyjet e Annecy Meythet. Ditën e djeshme, shqiptarët dolën para gjyqit, ndërsa u dënuan me 8 muaj burg dhe dalim hyrje në territorin francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco