Aksident në aksin Korçë-Pogradec, karrotreci përplaset me 'Audi'-n, plagosen tre persona

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, karrotreci përplaset me 'Audi'-n, plagosen tre persona

17:04, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan. Si pasojë janë lënduar tre persona.

Nuk dihet ende gjendja e të të lënduarve si dhe dinamika e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e përplasjes.

Njoftimi i Policisë Korçë
Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip "Benz", me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Audi", shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco