ERE merr vendimin për pezullimin e tarifës, çmimi prej 42 lekë hyn në fuqi në nëntor

16:57, 07/10/2022
A+ Aa A-

Bordi i entit rregullator ka firmosur në mbledhjen e fundit shtyrjen e vendimit për tarifat e reja të familjarëve që konsumojnë më shumë se 800 kilovat në muaj. Vendimi u bë me dije, ditë më parë nga qeveria duke lënë në mbledhjen e bordit vetëm firmosjen e tij. Sipas anëtarëve, vendimi do të shqyrtohet në mbledhjen e rradhës kur pritet që tarifa prej 42 leke të hyjë në fuqi me 1 nëntor.

Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor edhe me firmë të entit rregullator nuk do të ndryshojë. Në mbledhjene e kësaj të premte bordi i ere vulois atë që konfirmoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Vendimi për rritjen e çmimeve gjithësesi mbetet në diskutim për muajin nëntor, ndërsa përgjatë këtij muaji do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet prej 1 nëntorit për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.

Sipas entit, situata hidrike është faktor kryesor përcaktues për menaxhimin e energjisë dhe që tregon nevojat per import duke lënë të hapur luhatjen e çmimeve në muajt e ftohtë të dimrit kur nevoja për energji është dhe më e lartë.

Mbledhja e kësaj të premte u shoqërua me debate nga përfaqësuesit e opozitës se vendimi është i imponuar nga qeveria dhe nëpërkëmb rolin e entit rregullator duke kërkuar revokim të tij. Mbledhja e rradhës pritet të mbahet në datë 25 tetor për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë me çmimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ariu07/10/2022 18:20

Po mire xhanem keta anetaret e bordit te ERE, kaq legena jane? I ka bere Rama dele te gjithe

Shto koment

Denonco