EMRI/ Kontrolli 'blic' zbulon armën e fshehur në sediljen e automjetit, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë

EMRI/ Kontrolli 'blic' zbulon armën e fshehur në sediljen e automjetit, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë

16:24, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar në Mirditë është vënë në prangat e policisë, pasi në mjetin e tij është zbuluar arma që ai kishte fshehur. I arrestuari është i riu Danjel Gjinaj.

Njoftimi i policisë
Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari  dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco