Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA bën disa kontrolle në Shijak

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA bën disa kontrolle në Shijak

11:58, 07/10/2022
A+ Aa A-

Rreth dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj, RENEA ka zhvilluar kontrolle në Shijak.

BW raporton se kontrollet janë zhvilluar ditën e djeshme. Nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar apo prova të tjera për çështjen.

Prej 8 gushtit nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Provat kryesore që ka arritur të sigurojë prokuroria, janë disa video ku ka lëvizur Ervis Martinaj, ditët para se të zhdukej. Një tjetër provë që po ndjek prokuroria, është edhe polici i arrestuar, Jeton Lami, i cili nëse do të dëshmojë, mund të japë një ndihmë të madhe për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco