Parcelë kanabisi në Greqi, arrestohet shqiptari

Parcelë kanabisi në Greqi, arrestohet shqiptari

11:53, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia helene bën me dije se autoritete greke kanë gjetur në një zonë malore në Egaleo një parcelë me bimë kanabisi, të cilat i asgjësuan.

Emigranti shqiptar është dërguar në paraburgim në burgun e Athinës, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Dyshohet se pas parcelës së kanabisit fshihen edhe persona të tjerë, me shumë mundësi me origjinë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco