EMRI/ I kthyer nga Anglia, kush është 42-vjeçari që iu bë atentat në Shkodër

EMRI/ I kthyer nga Anglia, kush është 42-vjeçari që iu bë atentat në Shkodër

11:05, 07/10/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që u bë në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Shkodër-Vau i Dejës ndaj 42-vjeçari Armand Babaj.

Abc mëson se Babaj është nga Mjeda, Bashkia e Vau të Dejës, ndërsa ka vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.

Babaj e ka raportuar vetë në polici atentatin, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka arritur të shohë autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.

Për fat të mira nga të shtënat ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Sakaq bëhet me dije se në makinë ka shenja plumbash, ndërsa nuk janë gjendur ende gëzhojat.

Babaj rezulton person pa precedent penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota", të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco