Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

I droguar në timon dhe me 190 km në orë, arrestohet 25-vjeçari

I droguar në timon dhe me 190 km në orë, arrestohet 25-vjeçari

10:44, 07/10/2022
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një 25 vjeçar i cili qarkullonte me shpejtësi në unazën e kryeqytetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e policisë, në vijim të monitorimin me mjete inteligjente, konstatuan në unazën lindore të Tiranës, automjetin me drejtues shtetasin A. S., i cili qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë.

Efektivët bënë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco